
Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Lëbushë të Deçanit
09.1.2023 - 11:37
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Lëbushë të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për KALLXO.com që personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal dhe sipas mjekut kujdestar të lënduarit janë janë jashtë rrezikut për jetë” – tha Gashi.