Ilustrim - Aksident - Foto: KALLXO.com

Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë-Prishtinë - FOTO

Pesë persona kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë më saktësisht në fshatin Kçiq.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjëkësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, tha Zahiti për KALLXO.com.

KALLXO.com ka siguruar fotografi edhe nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.

Aksident – Foto: KALLXO.com