Foto: Ilustrim

Pesë të lënduar në aksidentin mes 5 veturave

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhur sot rreth orës 9:00 në Klinë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Sipas Rugovës, në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura. Ai tutje ka shtuar se shkaqet e aksidentit kanë qenë për shkak të mos respektimit të shpejtësisë së lëvizjes. RTV21