Foto: Ilustrim

Pesë të arrestuar për rrahje mes vete në Kaçanik

Pesë persona janë arrestuar nga policia në Kaçanik mbrëmë pas një rrahje që kishin mes vete.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50, ku pesë personat e arrestuar dyshohet se janë rrahur mes vete.

Si pasojë e rrahjes, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore, dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të dyshuarit tjerë pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se përveç pesë personave të arrestuar edhe një tjetër është në kërkim për përfshirje në rrahje.