foto: Ilustrim

Pesë të arrestuar për drogë në Prishtinë

Pesë persona të dyshuar në Prishtinë janë arrestuar për posedim të drogës në tri raste të ndara.

Në rastin e parë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 1675.3 gram marihuanë, një peshore digjitale dhe foli për paketim të marihuanës.

Nga të dyshuarit janë konfirmuar edhe dy telefona dhe para të gatshme.

Në rastin e dytë janë arrestuar dy të dyshuar të tjerë të cilët janë ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit janë sekuestruar gjashtë qese me 6.6 gram substancë narkotike.

Në rastin e tretë policia ka bërë të ditur se është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është konfiskuar 2.5 gram marihuanë.

Katër të dyshuarit e parë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i fundit është liruar në procedurë të rregullt.