Pesë të arrestuar në Prizren, sekuestrohet kokainë dhe marihuanë
07.11.2024 - 23:56
Pesë persona janë arrestuar në një shtëpi në Prizren gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës më 07.11.2024.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollimit janë gjetur e sekuestruar dëshmitë/provat materiale:
-14 qese substancë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë prej 4.39 gramë,
– 67 qese substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë prej 1.1 kilogram,
-5 telefona,
-1 automjet.
Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet nga njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës dhe e vendimet tjera do të ndërmerren në koordinim të plotë me organet e drejtësisë.