Foto: Ilustrim

Pesë të arrestuar në Prishtinë për prostitucion

Tre burra dhe dy gra janë arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim me prostitucion.

Sipas raportit policor, ata kanë ofruar lokale për prostitucion.

Policia njofton se si prova materiale gjatë kontrollit në një lokal janë konfiskuar një telefon dhe 60 euro.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.