Foto: Ilustrim

Pesë shtetas shqiptarë, anëtarë të familjes, arrestohen në Gjakovë për dhunë në familje

Pesë persona të dyshuar në Gjakovë, tre burra dhe dy gra janë arrestuar nga policia pasditen e djeshme nën dyshimet për dhunë në familje.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit, shtetas të Shqipërisë, janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Si pasojë e mosmarrëveshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.