Pesë shkolla në Vushtrri u mbyllën, mësimi mbahet në distancë

Nga fillimi i vitit shkollor më 14 shtator deri më 30 tetor në shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Vushtrrisë nga 198 mësimdhënësit e testuar për COVID-19, 31 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

39 nga 435 nxënësit e testuar po ashtu kanë rezultuar pozitivë.

Për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia,pesë shkolla kanë kaluar në mësimin në distancë nga skenari A në C, ndërsa tre shkolla janë duke punuar me skenarin B.

“Nga 36 shkolla: Shkollat që janë duke punuar me skenarin B. SHMT’’Lutfi Musiqi’’ Vushtrri dhe SHFMU” Enver Hadri “Smrekonicë.”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit për KALLXO.com

Mësimi për vitin shkollor 2020-2021 ka filluar më 14 shtator.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.

Në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 20.655 persona, 15.641 janë shëruar, ndërsa 697 persona kanë vdekur.