COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë  

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 233 testime, pesë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sa i përket vaksinimit, MSh thekson se në 24 orët e fundit janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.680 doza të vaksinës. Deri më sot 823.347 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.914 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ministria bën të ditur tutje se sot janë shëruar shtatë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225,221.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 52.