COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Pesë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me COVID-19.

Sipas MSH-së, janë kryer 223 testime.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,828,982 doza të vaksinës.

Sipas MSh-së, deri më sot 823,035 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 66.