Pesë raste të kanosjeve në 24-të orët e fundit

Janë raportuar pesë raste të kanosjeve në 24-të orët e fundit në tre qytete të Kosovës.

Në qytetin e Prishtinës janë raportuar dy raste. Në rastin e parë është arrestuar një person pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një prone të paluajtshme dyshohet se e kishte kanosur një grua.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Prishtinë është raportuar se është arrestuar një person për shkak se e kishte kanosur një grua. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i tretë ka ndodhur në Komunën e Skenderajt ku raportohet për një person të arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje me një grua e ka kanosur viktimën. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Dy rastet e tjera vijnë nga qytetit i Pejës. Në Pejë raportohet se një person është sulmuar nga babai dhe vëllai i tij pas një mosmarrëveshje në mes veti. Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit të cilët dyshohet se kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Pejë raportohet se një çift bashkëshortor janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar një person. Deri te konflikti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në mes veti.

E dyshuara me një mjet ia kishte thyer xhamat e lokalit dhe parafangon e automjetit të viktimës duke i shkaktuar dëme materiale.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.