Pesë raste të falsifikimit të parasë në tri qytete të Kosovës

Në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të falsifikimit të parasë në tri qytete të Kosovës.

Tri prej tyre janë raportuar në Prishtinë.

Në rrugën “Ukshin Hoti” një person ka raportuar se gjatë zbrazjes së bankomatit ka hasur në një kartëmonedhe të falsifikuar në shumë prej 100 euro, monedhë që e kishte deponuar një person.

Rasti ka ndodhur më 30 tetor.

Rasti i dytë raportohet se ka ndodhur në rrugën “Migjeni”. Edhe në këtë rast raportohet se gjatë zbrazjes së bankomatit ka hasur në një kartëmonedhë të falsifikuar në shumë prej 100 euro, monedhë që e kishte deponuar një person tjetër.

Ky rast raportohet se ka ndodhur me 29 tetor.

Ndërsa një muaj më herët, më 29 shtator raportohet se në rrugën “Jusuf Gërvalla” një person ka njoftuar se gjatë numërimit të parave ka hasur në 276 euro, monedha të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ndërsa dy rastet tjera kanë ndodhur në Suharekë dhe në Mitrovicë.

Në Suharekë raportohet se një person ka njoftuar se gjatë numërimit të parave që i ka marrë për pagesë të kursit nga kandidatët, ka hasur pesë monedha nga 2 euro, gjithsej 10 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ndërsa në Mitrovicë një person  ka njoftuar se gjatë deponimit të parave të një kompanie tregtare ka hasur një kartëmonedhë 100 euro  që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Të gjitha monedhat e falsifikuara janë sekuestruar nga Policia e Kosovës dhe rastet po vazhdojnë të hetohetn