Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në Polici brenda 24 orëve, një i arrestuar e një person në arrati

Një person në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas Policisë si pasojë e një mosmarrëveshje djali ka sulmuar fizikisht nënën dhe ka demoluar shtëpinë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. I dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë. Dy vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe më pas është intervistuar, ndërsa i dyshuari nuk është gjetur nga policia dhe po konsiderohet i arratisur, ndërsa viktima është kthyer në banesën e saj dhe rasti vazhdon të hetohet.

Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, e me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Edhe një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.