Ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit katër burra dhe një grua janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për dhunë në familje.

Sipas raportit policor, dje në Obiliq është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se ai në vazhdimësi kishte kanosur një grua.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër burrë është arrestuar dje një Ferizaj pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje që kishte pas me një grua ai e kishte sulmuar fizikisht atë si dhe kishte demoluar orenditë shtëpiake.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.

Policia po ashtu ka njoftuar se dje në Kaçanik është arrestuar një burrë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kjo pasi që dyshohet se ai kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Raporti Policor njofton për një tjetër rast në Shtërpcë ku gjatë ditës së djeshme një grua ka njoftuar se është sulmuar nga një tjetër grua.

“Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje” – bëhet e ditur në njoftim.

Ndërkaq, edhe një rast tjetër njoftohet të ketë ndodhur në Malishevë ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht familjarët e tij.

“I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit dhe në tentim për t’i goditur viktimat dyshohet se është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime. I dyshuari dhe viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për KALLXO.com se viktimat janë djali dhe bashkëshortja e të dyshuarit.