
Ilustrim
Pesë raste të dhunës në familje raportohen gjatë 24 orëve në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Policinë e Kosovës.
Një grua ka raportuar që pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj ka tentuar ta sulmoj.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur të dielën në Prishtinë.
Në të njëjtën ditë, një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici që bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Një i dyshuar në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas Policisë, viktima nuk ka dashur të marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa të shtunën, në Vushtrri është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes se tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.
Këto katër raste Policia i ka klasifikuar si vepër penale ‘dhunë në familje’.
Në Zubin Potok të dielën është arrestuar një i dyshuar pasi që ka kanosur babain e tij.
Sipas viktimës, i dyshuari është përdorues i substancave narkotike, refuzon tretmanin mjekësor dhe iu shkakton dhunë psikike dhe familjes.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Policia këtë rast e ka klasifikuar vepër penale ‘kanosje’.