Ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rastet janë raportuar në Prishtinë (një rast), në Obiliq (një rast), në Prizren (dy raste) dhe në Gjakovë (një rast).

Sipas raportit policorë, në katër raste kanë qenë gratë kurse në një rast viktimë ka qenë babai i sulmuesit.

Në tri rastet kur burrat kanë sulmuar fizikisht gratë e tyre, Policia e Kosovës i ka liruar të njëjti në procedurë të rregullt.

Në njërin rast, që ka ndodhur në Prizren, palët ë përfshira në rast nuk janë intervistuar për shkak se kanë qenë në gjendje të dehur. Të njëjtit janë ndalur në stacion të policisë deri në këndellje.

Në këtë rast djali kishte sulmuar babanë.