Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës.

Rastet janë regjistruar në Graqanicë, Viti, Pejë dhe Vushtrri.

Në Graqanicë një grua shtetase e Turqisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri me të cilin ka bashkëjetuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 dhe nuk raportohet për të lënduar. Policia ka njoftuar se rasti është nen hetime nga njësitë relevante.

Në Viti një burrë është arrestuar pasi që i njëjti ka kanosur prindërit e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje. Policia ka njoftuar se i dyshuari ka probleme psikike dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Viti një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga prindi i saj.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:45 dhe sipas Policisë me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt.

Një burrë në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar dhe me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

Ndërsa në Vushtrri një grua dje ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e më pas së bashku me katër fëmijët e saj është vendosur në strehimore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.