Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Dy raste janë regjistruar në Prishtinë, një Viti, në Kamenicë dhe Prizren.

Në Prishtinë mbrëmë rreth orës 20:30 një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Si pasojë e sulmit ankuesja ka pësuar lëndime të lehta  trupore, ka njoftuar PK.

Sipas njoftimit, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Një tjetër grua në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Sipas Policisë, nuk raportohet për lëndime.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, ka njoftuar PK.

Në Viti një burrë është arrestuar dje në mëngjes, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është larguar nga shtëpia dhe e njëjta ka shkuar të jetojë te familjaret e saj, ka njoftuar Policia.

Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Një burrë në Viti është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij. Sipas viktimave i dyshuari vuan nga sëmundje mendore, ka njoftuar Policia.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa në Prizren është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftim.