Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunë në familje.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Rahovec dhe Skenderaj.

Në Prishtinë raportohet se një grua pas një mosmarrveshje është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajte.

Në qytetin e Lipjanit një grua ka raportuar në polici se i dyshuari më të cilin bashkëjeton ka ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me sulmin është informuar edhe prokurori ndërsa njesitë policore janë duke e hetuar rastin.

Në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndëime. Viktima nga lëndimet e marra ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajte.

Dy rastet tjera janë raportuar në Rahovec dhe Skenderaj.

Në Rahovec është arrestuar një burrë pasi dyshohet se i njejti ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij.

Viktimës i është ofruar tretman i duhur mjekësor pas lëndimeve të pësuara. I dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajte dhe rasti vazhdon të hetohet.

Në Skenderaj një grua ka raportuar se ka pasur mosëmarrveshje me bashkëshortin e saj. Viktima pas intervistës është kthyer te prindërit e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.