Pesë punëtorë të KEK-ut pozitiv me COVID-19

Nga 19 raste që u regjistruan mbrëmë, pesë punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë rezultuar me pozitiv me COVID-19.

Siç njofton KEK-u, të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetizolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët.

“Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID 19 kanë rezultuar pozitiv edhe 5 kolegë tonë. Prandaj, kemi bërë planin që të gjurmohen kontaktet në KEK të cilët do të dërgohen menjëherë për testime. Të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët”, thuhet në njoftimin e KEK-ut në rrjetin social “Facebook”.

“Në ndërkohë kërkojmë nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë të mbajnë higjienën dhe distancën sociale. Me rëndësi të veçantë të gjitha grumbullimet janë të ndaluara për shkaqe të evitimit të pandemisë. Menaxherët dhe mbikëqyrësit kanë obligimin e perkujdesit për punëtorët përkatës dhe zbatimin e masave të nevojshme konform rekomandimeve të IKSHPK-së”, vijon komunikata.

Dje janë regjistruar edhe 19 raste të reja me COVID-19, duke e dërguar numrin në 1142 të rasteve të regjistruara me virus, prej tyre 871 të shëruar dhe 30 të vdekur.