Ilustrim

Pesë persona vdesin nga COVID-19 në Kosovë për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se pesë persona të  prekur me COVID19 kanë përfunduar me fatalitet në 24 orët e fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.

704 raste pozitive janë shënuar sot në Kosovë si dhe 342 persona të tjerë rezutojnë të shëruar nga infeksioni.

“Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!”, apelon Instituti.

Për 16 ditë me COVID-19, u infektuan 9,010 qytetarë, 124 vdiqen, mbi 11 mijë raste mbesin aktive