Ilustrim

Pesë persona të lënduar nga aksidenti i djeshëm në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë dje në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti, policia ka bërë të ditur se pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.