Ilustrim

Pesë persona të lënduar në aksident trafiku në Rezallë të Skenderajt

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:11, në të cilin janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Të lënduarit në këtë aksident trafikut, janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.