Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Pesë persona përfshihen në mosmarrëveshje, pati edhe të shtëna me armë

Dy persona gjenden në arrati dhe po kërkohen nga policia pasi ishin përfshirë në një përleshje ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë mbrëmë rreth orës 21:25.

Sipas raportit ditor të policisë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme në mes të tre personave dhe dy personave të tjerë të dyshuar, pati edhe të shtëna me armë zjarr e më pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.