FOTO-I

Pesë persona grabisin një pompë të derivateve në Fushë Kosovë

Një pompë derivatesh dyshohet të jetë grabitur mbrëmjen e së mërkurës  në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës nga pesë persona.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar punonjësi i kësaj pompe i cili gjatë grabitjes ishte në vendin e punës.

“Të dyshuarit kanë arritur të grabisin nga viktima para dhe janë larguar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë e cila është shtënë nga të dyshuarit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.