
Ilustrim
Pesë nxënës qëllohen me armë në një Shkollë në Suedinë qendrore
Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një Shkollë në Suedinë qendrore – ka njoftuar Policia – raporton BBC.
Të shtënat ndodhën në Orebro, 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Stokholm, të martën pasdite, më 04.02.2025. Disa media suedeze raportojnë se nxënësit e qëlluar janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkaku i plagëve.
Policia ka njoftuar se “rreziku nuk ka kaluar” dhe paralajmëroi publikun të qëndrojë larg vendit të ngjarjes. Shkalla e lëndimeve është e paqartë, por Policia thotë se asnjë oficer nuk është qëlluar.
“Kjo aktualisht shihet si një tentativë vrasjeje, zjarrvënie dhe vepër e rëndë me armë.” – thuhet në deklaratë.
Të shtënat, të cilat ndodhën pak para orës 13:00, me sa duket kishin në cak një Qendër Arsimimi të të Rriturve.
Këto Qendra frekuentohen kryesisht nga persona që nuk kanë mbaruar Shkollën Fillore apo atë të Mesme.
Policia thotë se nxënësit e Shkollave aty pranë po mbahen brenda “për qëllime sigurie”.
“Lajmi për një sulm në Orebro është shumë serioz.” – ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer për transmetuesin publik SVT./BBC
Përgatiti në shqip: Rexhep Maloku – KALLXO.com