Lëvizja Vetëvendosje

Pesë kandidatët më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 14 shkurt.

Në bazë të rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prinë me gjithsej 50.28% të votave.

Nga kjo parti, pesë kandidatët më të votuar kanë dalë Vjosa Osmani m e gjithsej 300 mijë e 756 vota, duke pasur me Glauk Konjufcën si kandidati i dytë më i votuar më gjithsej 200 mijë e 646 vota, Arben Vitia me 107 mijë e 858 vota, Donika Gërvalla me 71 mijë e 722 vota dhe Vasfije Blair me 60 mijë e 879 vota.

Sot, me votat e të gjithë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021.

Në bazë të rezultatit të certifikuar nga ana e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t`i sigurojë 58 ulëse të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, me 50.28 %.

Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese me 50.28% të votave