Pesë filma nga Kosova synojnë suksesin në Brazil

Pesë filma nga Kosova do të jenë pjesë e edicioni të 45-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mostra” në Sao Palulo të Brazilit.

Filmat – “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit; “Në kërkim të Venerës” i Norika Sefës; “Luaneshat e Kodrës” me regji të Luana Bajramit; “Vera andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit dhe “Sisterhood” i regjisores Dina Duma, janë përfshirë në programin zyrtar të Festivalit “Monstra”.

Filmat nga Kosova që do të shfaqen në Brazil janë shfaqur edhe në shumë festivale të tjera të njohura botërore duke u shpërblyer edhe me çmime.

Edicioni i 45-të i festivalit “Mostra” do të mbahet nga 21 tetori deri më 3 nëntor 2021.