Pesë emisarët ndërkombëtarë arrijnë në qeveri - VIDEO

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne dhe këshilltari diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò, kanë arritur në Qeveri për takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Dialogu dhe hapat e ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, do të jetë tema e diskutimit në takimin e sotëm.

Kështu ka bërë të ditur dje në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ndërkombëtarët pritet të takohen nga ora 10:00, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vizita i pason kërkesave dhe zhvillimeve për dinamizim të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, drejt një marrëveshjeje finale mes të dyja vendeve.