Pesë drama në garë për çmimin ‘Talia e Flakës 2021’

Nga 23 deri më 27 janar 2021, në Gjilan do të mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe, “Talia e Flakës”.

Në garë për çmimin “Talia e Flakës 2021”, janë pesë shfaqje teatrore.

Këtë edicion, sipas programit, festivali hapet me shfaqjen, “Kosovo for Dummies” të Teatrit të Gjilanit dhe mbyllet me shfaqjen, “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Festivali ‘Talia e Flakës” mbahet në kuadër të edicionit të 30-të të manifestimit mbarëkombëtar, ‘Flaka e Janarit”, që po mbahet në Gjilan.

Programi:

Programi i festivalit, ‘Talia e Flakës 2021’