Pesë arsimtarë rezultojnë pozitivë me COVID-19 në Istog

Pesë mësimdhënës të shkollës fillore “Bajram Curri” në Istog kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në Komunën e Istogut, Hajrush Shoshi.

Ai ka treguar se disa paralele do të kalojnë në mësim online.

“Vetëm disa paralele mbyllen dhe kalojnë në mësimin online, ndërsa nesër do të mbajmë edhe një mbledhje për masat e reja”, ka thënë Shoshi.

Kujtojmë se sot gjatë ditës u raportua se katër arsimtarë të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën “Faik Konica” nga skenari “A”  të kalojë në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë.