Fotografia zyrtare e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

Përzgjidhet fotografia zyrtare e presidentes Vjosa Osmani

Është përzgjedhur fotografia zyrtare e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është vendosur në Presidencë dhe e njëjta u është dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Zyra e Presidentit njofton se fotografia zyrtare e presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës.

“Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më 4 prill të këtij viti, Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Vjosa Osmanin presidente të Kosovës, me 71 vota për.

Fotografia zyrtare e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Foto: Zyra e Presidentit