'Netët e leximit të dramës shqipe'. Foto: Facebook/TKT

Përzgjidhen tekstet për lexim artistik në Teatrin Kombëtare në Tiranë

Teatri Kombëtar në Tiranë ka përzgjedhur tekstet dramatike të cilat do të lexohen në kuadër edicionit të IV-të të “Netët e leximit të dramës shqipe”.

Në mesin e 8 teksteve dramatike të cila do të kenë lexim artistik në këtë teatër, janë edhe tri drama të autorëve nga Kosova.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Teatri i Tiranës ka bërë të ditur se leximi artistik i këtyre veprave dramatike do të transmetohen online, nëpërmes Livestream në Facebook-un e këtij teatri.

“Të kushtëzuar prej pandemisë aktiviteti ‘Netët e leximit të dramës shqipe IV’ do të zhvillohet online dhe do të shtrihet gjatë gjithë vitit 2021. Veprat më të mira të këtij edicioni do të jenë pjesë e kalendarit artistik për vitin 2022, me shpresën që skenat e Teatrit të rihapen”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Tiranës në Facebook.

“Netët e leximit të dramës shqipe IV” do të hapen nesër, më 26 mars 2021, me leximin artistik të dramës “Muslimani” të Enver Petrovcit.

Tekstet dramatike të përzgjedhur për lexim në edicionin e katërt të “Netët e leximit të dramës shqipe”, janë:

“𝗗𝗷𝗮𝗹𝗶 𝗺𝗲 𝗳𝘆𝘁𝘆𝗿𝗲̈ 𝘇𝗼𝗴𝘂”
Arian Krasniqi

“𝗠𝘂𝘀𝗹𝗶𝗺𝗮𝗻𝗶”
Enver Petrovci

“𝗗𝗲𝗽𝗮𝗿𝘁𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗶 𝗶 𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗿𝗮𝘃𝗲”
Jeton Neziraj

“𝗣𝗮𝗹𝗹𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗿𝗮𝘃𝗲”
Altin Basha

“𝗣𝗮𝗵𝗶𝘁𝗶𝗸 𝗻𝗲̈ 𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗿”
Xhabir Ahmeti

“𝗣𝗿𝗲𝗳𝗲𝗸𝘁𝗶”(𝘙𝘪𝘬𝘰𝘯𝘤𝘦𝘱𝘵𝘪𝘮)
Besim Levonja

“𝗠𝗲𝗮 𝗖𝘂𝗹𝗽𝗮”
Diana Çuli

“𝗗𝘂𝗸𝗲 𝗽𝗿𝗶𝘁𝘂𝗿 𝗚𝗼𝗯𝗼𝗻”
Armand Bora