Ilustrimi: Kallxo.com

Përveç Vetëvendosjes, asnjë parti nuk e ka të publikuar programin politik

Të gjitha janë deklaruar se janë të gatshme, por partitive politike në vend u mungon diçka esenciale në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

Pothuajse të gjitha subjektet politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, nuk e kanë në web-faqet e tyre të publikuar programin politik.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka aktive web-faqen, por aty nuk mund ta gjesh një program politik të saj.

Program politik në një dokument të veçantë nuk e ka në wep-faqe as Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ndonëse, kjo e fundit ka nisur një fushatë kohëve të fundit për luftimin e korrupsionit e nepotizmit në rrjete sociale.

Partia e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e ka fare aktive web-faqen në internet.

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt e ka aktive web-faqen por në vegzën e programit s’mund të gjendet asgjë, është e zbrazët.

Ndryshe nga këto katër parti politike, Lëvizja Vetëvendosje e ka në web-faqe programin e saj politik. Në fakt, LVV e ka në dy versione programin politik të sa, të shkurtër dhe version më të gjatë.

Kuvendi i Kosovës është shpërndarë më 22 gusht pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Ndërkohë, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor.