Foto: Kallxo.com

Përveç Lavdim Krasniqit edhe një zyrtare e KPK-së u shoqërua në Polici si e dyshuar për keqpërdorim të detyrës

Gjatë ditës së sotme drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, është shoqëruar në polici më saktësisht në Departamentin e Hetimeve për Krimet Ekonomike dhe Korrupsionit nën dyshimin se ka kryer veprën penale – keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bashkë me të siç mëson KALLXO.com është shoqëruar në Polici edhe Marigona Berisha, zyrtare e lartë e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Edhe kjo zyrtare po dyshohet se ka kryer veprën penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës për KALLXO.com ka konfirmuar se dy persona janë shoqëruar në Polici për keqpërdorim të detyrës zyrtare.