Përveç Dragashit, KQZ shpall rezultatet përfundimtare në 20 komunat e tjera

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për rundin e dytë për kryearë të komunave.

Radoniqi tha se në Qendrën Numërimit dhe Rezultateve kanë përfunduar të gjitha procedurat e parapara.

KQZ ka pranuar konfirmim nga PZAP se mund të shpallen rezultatet përfundimtare, më përjashtim të komunës së Dragashit.

Rezultatet përfundimtare për kryetarë të 20 komunave (përveç Dragashit) që shkuan në balotazh është si në vijim:

Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK me 55,97%, Mimoza Kusari Lila nga LVV me 44,03% të votave

Drenas: Ramiz Lladrovici nga PDK me 54, 16%, Driton Ajazi, DD me 45,44%

Gjilan: Alban Hyseni nga LVV  me 51, 10%, Lutfi Haziri nga LDK me 48.90 %

Istog: Ilir Ferati nga LDK me 56,16 %, Bekë Berisha nga AAK me 43,84%

Kaçanik: Besim Ilazi nga PDK me 53,93%, Jeton Raka nga LVV me 46.09%

Klinë: Zenun Elezaj nga AAK me 55.16%, Esat Raci nga PDK me 44.84%

Fushë Kosovë: Burim Berisha nga LDK 65,45%, Enver Bajçinca nga LVV me 34, 45%

Kamenicë: Kadri Rahimaj nga LVV me 53,34 %, Qëndron Kastrati nga PSD me 46,66%

Obiliq: Xhafer Gashi nga IQ me 61,30%, Halil Thaqi nga LVV me 38,70%

Rahovec: Smajl Latifi nga AAK me 65,19%, Visar Korencia nga LVV me 34,81%

Podujevë:  Shpejtim Bulliqi nga LVV 52.06% , Ekrem Hyseni nga LDK me 47,94%

Prishtinë, Përparim Rama nga LDK me 50,98%, Arben Vitia nga LVV me 49,02%

Prizren: Shqair Totaj nga PDK me 50,93%, Mytaher Haskuka nga LVV me 49,07%

Shtime: Qemalj Aliu nga LVV me 50,67%, Naim Ismalji me 49,33%

Viti: Sokol Haliti nga LDK me 51,44%, Arsim Ademi nga LVV me 48,56%

Vushtrri: Ferit Idrizi nga PDK me 53,19%, Xahfer Tahiri nga LDK 46,81%

Malishevë: Ekrem Kastrati nga Nisma me 53,10%,  Isni Ilaj nga PDK me 46,90%

Junik: Ruzhdi Shehu nga LDK me 53,80%, Agron Kuqi nga AAK me 46,20%

Mamushë: Abdulhadi Krasniç nga KDTP me 63,19%, Arif Butuç nga KATP me 36,81%

Kllokot: Vladan Bogdanoviq nga SL me 55,12%,  Strahinja Spasiq nga SNS me 44,88%

Në KQZ u tha se në afat prej 24 orëve kandidatët mund të paraqesin ankesa në PZAP lidhur më këto rezultate të shpallura.