Përurohet shtegu i biçikletave në lagjen "Dardania" të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar një video në ‘Facebook’ ku ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i shtegut të biçikletave në lagjen ‘Dardania’ të kryeqytetit.

Ahmeti ka thënë se shtigje të tilla do të ndërtohen edhe në pjesë të tjera të qytetit.

“Gjindemi në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Dardani ku sot po e finalizojmë shtegun e biçikletave, të cilat do t’i bëjmë në gjithë qytetin, në rrjetin primar të biçikletave dhe sot kemi kënaqësinë që të shohim se si duket në realitet, këtë që e kemi diskutuar që sa kohë”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka bërë të ditur se krahas shtegut të biçikletave janë vendosur edhe pengesa prej betoni, që të pengojnë veturat të vozisin në pjesën e dedikuar për biçikleta.