Përurohet Qendër e re e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt

Një Qendër e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt është përuruar sot.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se përveç kësaj Qendre Komuna e Ferizajt ka përuruar edhe QKMF të tjera për fshatra të tjerë.

“Është Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani, e dyta QMF në fshatra që përuruam sot, hapësirat moderne të së cilës, kushtet e përshtatshme për punë, shërbimet e mjekut familjar, ato stomatologjike e laboratorike të së cilës, do t’i ofrohen afro 10,000 qytetarëve të fshatrave Dardani, Zllatar, Mirosalë, Sojevë e të tjera”, ka shkruar Aliu.

Njoftimi i plotë:

Dardania, Zllatari, Mirosala e Sojeva me Qendër të re të Mjekësisë Familjare

Pas Qendrës së Mjekësisë Familjare në Neredime, edhe një kulm shërbimi shëndetësor po i shtohet zinxhirit të objekteve shëndetësore në Ferizaj.

Është Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani, e dyta QMF në fshatra që përuruam sot, hapësirat moderne të së cilës, kushtet e përshtatshme për punë, shërbimet e mjekut familjar, ato stomatologjike e laboratorike të së cilës, do t’i ofrohen afro 10,000 qytetarëve të fshatrave Dardani, Zllatar, Mirosalë, Sojevë e të tjera.

Bashkë me mantelbardhët hodhëm hapin e parë në këtë ndërtesë moderne në shërbim të qytetarëve, nevojat shëndetësore të së cilëve tashmë kanë një adresë të re.

Ta gëzojnë banorët e këtyre fshatrave dhe gjithë komuniteti shëndetësor në Ferizaj!