Albin Kurti në përurimin e renovimeve në nënstacionit policor në Leposaviq. Foto: ZKM

Përurohen renovimet në nënstacionin policor në Leposaviq, merr pjesë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë pjesëmarrës në përurimin e renovimeve në nënstacionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Soqanicë të komunës së Leposaviqit.

Sipas një njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti tha se përurimi i këtij nënstacioni policor është kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë.

ZKM tha se renovimi i këtij nënstacioni kap vlerën prej 46 mijë e 400 euro dhe “nga një dhomë në kushte të mjerueshme tashmë është shndërruar në një objekt me tri dhoma, dhe dy banjo në 75 metra katrorë.”

Sipas këtij njoftimi ky nënstacion tashmë i ka kushtet e mira e të dinjitetshme për punën e Policisë së Kosovës.

Kurti u njoftua se falënderoi ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha për punën dhe kontributin e tyre.

Po ashtu, kryeministri sipas ZKM-së shprehu mirënjohjet dhe falënderimet e tij edhe për punëkryesin, i cili u tha se ka arritur të finalizojë punimet para afatit kohor të paraparë.

Kurti u tha se e quajti ditën e sotme si ditë të mirë për të mirë të qytetarëve dhe Policinë e Kosovës, për sigurinë dhe paqen.

Nënstacioni policor në Leposaviq. Foto: ZKM