Ilustrim

Personi zyrtar sulmohet në një pompë derivatesh, arrestohet i dyshuari

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur me një armë zjarri një burrë.

Rasti që nga Policia e Kosovës është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet se ka ndodhur më 30 nëntor 2022, pak para mesnatës, rreth orës 22:40.

“Ankuesi ka informuar se në një pompë të derivateve është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një armë zjarri nga i dyshuari”- ka thënë Policia.

Në njoftimin e Policisë është treguar se i dyshuari është arrestuar dhe arma e tij, pistoletë ajrore është konfiskuar.

Raporti 24 orësh policor njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.