Foto: Ilustrim

Personi i zhdukur gjendet i vdekur në zonë malore të Vushtrrisë

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Skoqne të Vushtrrisë. I njëjti ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij në shkurt të këtij viti.

Personi i vdekur është gjetur pasditen e sotme nga një qytetar, i cili ka lajmëruar Policinë e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Në orët e pasdites së sotme Policia në Vushtrri ka pranuar informacion nga  ana e  një qytetari  mashkull  kosovar i cili ka  informuar se në një zonë malore  në fshatin  Skoqne të Vushtrrisë,  kishte hasur në një person të shtrirë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët  trupi i pajetë”, ka thënë Zahiti.