Personat që vuajnë nga pagjumësia kanë rrezik të lartë të infektohen me Covid-19

Personat me  historik  gjumi të dobët kanë rrezik më të lartë për t’u infektur me Covid-19, sipas një studimi të ri amerikan.

Studiuesit në Universitetin e Harvardit, të cilët bënë njoftimin e botuar në revistën e tematikave të gjumit  «Sleep», sipas Reuters, analizuan të dhënat për rreth 46,500 njerëz me një moshë mesatare 69 vjeç, nga të cilët 8422 u diagnostikuan me koronavirus.

Pjesëmarrësit më parë u ishin përgjigjur pyetjeve në lidhje me cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit të tyre dhe problemet e mundshme të pagjumësisë.

U zbulua se njerëzit me Covid-19 të cilët kishin “rezultatin” më të ulët në gjumë kishin më shumë të ngjarë të sëmureshin rëndë me koronavirusin dhe të vdisnin prej tij.

Marrëdhënia midis gjumit të dobët dhe Covid-19 është e pavarur nga faktorë të tjerë, siç janë mbipesha dhe pirja e duhanit.

Gjumi kronik i pamjaftueshëm dihet se ndikon në sistemin imunitar dhe rrit mundësinë e trombozës, e cila ndikon negativisht në rast infektimi nga Covid-19. oranews