Persona të panjohur shtien me armë zjarri afër një pompe derivatesh në Ferizaj

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri afër një pompe derivatesh në rrugën e Reçakut në Ferizaj.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishek të armës së zjarrit.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.

Personat që kanë shtënë me armë kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur më 18 gusht rreth orës 23:05.