
Ilustrim
Persona të panjohur gjuajnë me armë në drejtim të një veture, njëri nga ta në arrati
21.1.2023 - 09:24
Në orët e mbrëmjes në Mitrovicë është raportuar për disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture.
Policia ka njoftuar se ngjarja është regjistruar rreth orës 22 në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë.
Viktima ka raportuar në polici se dy persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasoj vetura është goditur dy plumba.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.
Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.