Ilustrim

Persona të panjohur djegin një hambarë në Kamenicë

Dje rreth orës 07:30 në Kamenicë dyshohet se persona të panjohur kanë djegur hambarin e një personi.

Sipas raportit të policisë, në hambarë ka pasur pajisje pune dhe fidanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.