Persona të maskuar të angazhuar në largimin e barrikadave në Rudarë

Persona të maskuar janë parë duke u angazhuar në largimin e barrikadave në fshatin Rudarë të Zveçanit.

Largimi i tyre ka ardhur pas takimit që presidenti i Serbisë e ka mbajtur mbrëmë në Rashkë, ku u premtua që brenda 24 deri në 48 orë do të bëhet largimi i tyre.

Prania e disa personave të tjerë të maskuar është parë edhe në afërsi të një shtëpie pranë barrikadave.

Bllokimi i rrugëve të veriut erdhi pas arrestimit të ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka kryet vepra penale terroriste.

Pantiq fillimisht u dërguar në paraburgim nën dyshimin se i njëjti më 6 dhjetor 2022 ka organizuar sulmet që ndodhën në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore. Pantiq ishte arrestuar nga policia e Kosovës më datën 10 dhjetor për sulm në zyrat e KQZ-së në Mitrovicë.

Më 28 dhjetor, me kërkesë të Prokurorisë, Pantiqit iu zëvendësua masa e paraburgimit me atë të masës së arrestit shtëpiak.