FOTO - ILUSTRIM

Persona të maskuar kryejnë grabitje në një pompë të benzinës në Drenas

 

Një person ka njoftuar Policinë se është grabitur në vendin e tij të punës nga dy persona të maskuar.

Rasti siç njofton Policia ka ndodhur në një pompë të benzinës në Drenas.

“Viktima ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty ishte ndaluar një veturë pa targa në të cilën kishin qenë dy persona të dyshuar me maska anti-Covid. Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri  nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marr rreth 200 euro, dhe më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Policia.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.