Ilustrim

Përsëritet konkursi për zgjedhjen e një anëtari të KGJK-së, nuk morën votat e mjaftueshme në Kuvend

Konkursi për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të përsëritet, pasi asnjëri nga kandidatët e propozuar nuk mori votat e mjaftueshme edhe pas raundit të dytë të votimit.

Komisioni i votimit ka konstatuar se në votim të fshehtë kanë marrë pjesë 69 deputetë, e që prej tyre 36 votime kanë qenë të pavlefshme.

Kandidatët e propozuar kanë qenë Benik Bislimaj i cili ka fituar 26 vota dhe Alban Ajvazi që ka marrë 7 vota.

Për t`u zgjedhur anëtar, sipas rregullores së Kuvendit njëri nga kandidatët duhet të merrte mbi 31 vota.

“Asnjëri nga kandidatët e propozuar nuk i mori votat e mjaftueshme, andaj duhet të përsëritet ky konkurs”- ka konstatuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ndërkaq, disa ditë më parë Kuvendi ka zgjedhur një anëtar të komuniteteve tjera jo shumicë.

Kandidati me më shumë vota ishte Ahmet Imami, i cili fitoi 79 vota, prej tyre 7 nga deputetët e komuniteteve tjera jo shumicë.

Kuvendi zgjedh një anëtar të KGJK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë