Përsëri rritet niveli i ujit në lumin Mirusha, intervenon Komuna e Malishevës

Niveli i ujit në lumin Mirusha është rritur përsëri gjatë pasdites së sotme,

Sipas një njoftimi për media të Komunës së Malishevës, për të parandaluar vërshimet Komuna ka ndërhyrë në disa pika, duke e hapur rrjedhën e lumit, sidomos në vendet ku ka ura, dhe të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe në gatishmëri dhe gjendja është e menaxhueshme.

Tutje thuhet se njëra nga pikat ku është intervenuar sot është edhe ura mbi lumin Mirusha, ku janë larguar mbeturina që janë sjellë nga uji gjatë dy ditëve të kaluara.

Momentalisht, uji ka depërtuar në rrugën “Hamdi Berisha”, në rrugën e transitit, dhe në urën mbi lumin Mirusha.

Në Kosovë tash e disa ditë ka pasur reshje të shiut dhe të borës, të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë zona.